Space Architects | Studio Arkitekture në Tiranë | Arkitekt Seldi Shehu

  |  Shtypi   |  Si t’ i vendos pasqyrat?
, Space Architects | Studio Arkitekture në Tiranë | Arkitekt Seldi Shehu

Të dashur gazetarë. Lexoj me interes rubrikën e Pyetje-përgjigjeve. Më tërheqin shumë, mes të tjerave, edhe përgjigjet e arkitetit. Dua ta pyes për diçka pët të cilën këto ditë po bëja debat me vajzën time, për përdorimin e pasqyrave ne shtëpi. Vajza ngul këmbë të përdorim disa pasqyra të mëdha sepse, thotë ajo, pasqyra bën që shtëpia të duket më e madhe. Unë jam dakord me një, por jo me shumë. Si mendon arkitekti për këtë?

Si t’ i vendos pasqyrat?

Së pari, falenderoj zonjën për vlerësimin. Dhe, së dyti, i them me keqardhje, që nuk ka të drejtë. Mund të përdoret edhe më shumë se një pasqyrë në apartament, pikërisht për këtë që thotë vajza e saj, për ta bërë hapësirën që të duket më e madhe. Pasqyrat, tradicionalisht përdorur në banjo dhe dhoma gjumi, apo mbi oxhaqe, por roli i tyre në një shtëpi mund të jetë shumë më i
madh dhe më i rëndësishëm se kaq. Edhe pse të domosdoshme për të kontrolluar pamjen tuaj, ato gjithashtu mund të rrisin rrënjësisht ndjenjën e hapësirës në një dhomë. Kur përdoret në mënyrë kreative, pasqyra mund të krijojnë iluzione optike interesante, për të zgjeruar qëllimisht një qoshe të imët, ose për të përforcuar një hapësirë tashmë të madhe duke i shtuar faktorin impresionues. Ajo mund të shërbejë edhe për të korregjuar diçka që nuk shkon. Kështu, për shembull, nëse keni një kuzhinë tip galeri dhe e keni bezdi ndjesinë e të pasurit kuzhinën sipër kokës përforcojeni hapësirën me një pasqyrë për t’i dhënë asaj një dimension të ri. Kuzhina nuk do ju duket më e gjatë, por një hapësirë tjetër me e gjerë dhe më e pëlqyeshme.

Një pasqyrë e madhe pozicionuar në këmbë përballë një muri, do të rrisë ndjenjën e hapësirës në një dhomë në mënyrë të pabesueshme.

një perceptim jo si më parë. Vendosja e disa mobiljeve përpara zbut shkëlqimin verbues dhe e bën më të ngrohtë imazhin duke theksuar pikërisht atë pikë që ju do keni nevojë. Me pasqyrë ju mund të mbushni edhe thellimet e mundshme të murit. Pllaka pasqyre të vendosura në xhepat e murit i japin dhomës një pamje më kompakte duke zbutur pamjen. Vendosini në qendër një element dekorues për ta përforcuar ndërhyrjen, pasi një pasqyrë s’ka vlerë nëse nuk ka nje imazh për të reflektuar. Pasqyrat mund t’i përdorni edhe në kapaket e dollapëve. Në një dhomë gjumi kompakte, dyert paqyruese të dollapit janë tepër të dobishme. Ato bëjnë hapësirën të ndjehet më e madhe si dhe në të njëjtën kohë shërbejnë për t’u parë në pasqyrë. Nëse dhoma do jetë me ngjyra të hapura ose e bardhe efekti do jetë më i madh. Po kështu, në një dollap në të cilin është inkorporuar një tavolinë studimi, perdorimi i një sipërfaqe pasqyre, do të sillte më shumë dritë dhe do e bënte më interesant duke i dhënë vizualisht thellësinë e nevojshme. Gjithashtu atyre personave që janë klaustrofobik kjo i jep një sens hapjeje duke i dhënë mundësinë për t’u ndjerë më rehatshëm

Pasqyrat mund të jenë të sipërfaqeve të ndryshme.

Ato mund të shkojnë deri në tavan. Madje, pasqyra deri ne tavan i jep shumë lartësi dhomës duke e bërë të duket më e lartë. Por gjithmonë kujdesuni për atë ç‘ka ajo reflekton. Gjetja e elementit të duhur për reflektim, si për shembull, një dritare, një ndriçues elegant i shton gjihtmonë vlerat e pasqyrës. Një holl ka gjithmonë nevojë për një pasqyrë, pse të mos veshim një faqe të tërë me të? Kjo do e bënte hyrjen më të madhe, më të ndritshme duke i dhënë theks detajeve të ndryshme siç mund të jetë një ndricues, një kapele e varur, nje vazo me lule shumëngjyrëshe etj. Ndonëse përdorimi i pasqyrave gjigande funksionon në shumicën e rasteve, shpeshhere, do na duhet të përdorim rripa me pllaka pasqyre, një ose dy, të cilat njëkohesisht reflektojnë, po pa shqetësuar shikimin me reflektime të shumta dhe në të njejtën kohë i jep dhomës përsëri efektin e zgjerimit te hapësirës. Pasqyrat janë të dobishme kur hapësira është e shkurtër, por ato gjithashtu mund të sjellin një faktor impresionimi edhe në një dhomë të madhe, duke i dhënë një ndjenjë dramaciteti dhe njëkohësisht atë të madhështisë. Imagjinoni si do dukej nje llambadar i stërmadh në një vilë luksoze përballë një pasqyre të madhe Thjeshtë i mrekullueshem. Për të rritur rrënjësisht ndjenjën e hapësirës, por edhe të luani me reflektimet e shumta, provoni duke përdorur pasqyra në dy mure fqinj. Kjo krijon një shumëllojshmeri reflektimesh dhe perspektivash, duke i dhënë dhomes ndjesine e shtrirjes.