Top
Image Alt

Arkitekt Seldi Shehu | Studio Arkitekture në Tiranë

  |  Shtypi   |  Si duhet projektuar një hapësirë e hapur?
, Arkitekt Seldi Shehu  | Studio Arkitekture në Tiranë

Sapo kemi prenotuar nje shtepi te re ne nje apartament te ri, por jemi ne kontradikte me burrin. Ai thote te krijojme tre dhoma, ndersa une jam per ambjente te hapura e te pandara pa mure. Me jepni nje mendim j lutem!

Sot shumica e klienteve kërkojnë hapësira të hapura për ambjentet e tyre. Nuk po pëlqehen më ato hapësira të mbyllura e të ndara. Sot jeta është bërë shumë aktive dhe familjarët përgjithësisht takohen bashkë në orë të vecanta. Nuk është mirë që edhe për ato pak kohë ata të rrinë në ambjente të ndryshme. Kjo mënyrë e re jetese ka sjellë si nevojë domosdoshmërinë e një hapësire të hapur dhe interaktive, shumëfunksionale. Krijimi i një ndërveprimi social qoftë edhe vetem viziv është mëse i domosdoshëm. Unë do ju jap disa këshilla sesi mund të ndërhyni ne ammbjentet tuaja, cilat janë hapat që duhen ndjekur

Cilat janë kërkesat tuaja për funksionet që ju nevojiten.

Gjëja e parë që do tju duhet që në fillim të këtij procesi është hartimi i një liste me funksionet që ju nevojiten dhe hapësirat që zënë këto funksione. Për shembull mendoni për kuzhinën dhe numrin e personave që do e shfrytezojnë ose për madhësinë e tavolinës së ngrënies për të përcaktuar saktë distancat për vijat e kalimit, duke patur kujdes se për cdo derë që hapet në këtë vijë kalimi dhe për cdo mobilje që e zvogëlon këtë rrugë. Numri i personave që do okupojnë cdo hapësirë do të percaktojë dhe madhësinë e kësaj hapësire. Nje dome dite për 6 persona nuk është e njëjtë me një dhome ditë për 4 persona sepse kemi ndryshime që te tavolina e ngrënies, këndi i ndejtjes, kuzhina do ju duhet më e madhe etj.

Cilat janë marredhëniet tuaja me këto hapësira të
reja?

Pasi të keni përcaktuar madhësinë e duhur për çdo hapësirë e të kuptoni se cilat hapësira duhet të jenë pranë njëra-tjetres atëherë vjen faza tjetër. Cdo person ka kërkesat e tij specifike si për shembull një divan të rehatshëm ne afërsi të hapësirës së ngrënies, këndi i lojrave për fëmijë në afërsi të kuzhinës, një hapësirë studimi në afërsi të dhomës se ndejtjes, një sallë lojrash garazhd, një pishinë përballë
këndit të ndejtjes e kërkesa nga më të ndryshmet. Të gjitha këto kërkesa varen nga stili i gjithsecilit prej nesh dhe duhet të merren parasysh. Një hapësirë e projektuar në këtë mënyrë është me e rehatshme. Shtëpia duket më personale, më clodhëse e më ftuese.

Cilat janë kushtet ekzistuese?

Shumica e projekteve të rimodelimit dhe organizmit nuk mbëhen në një hapësirë të pastër. Projekti juaj merr formë brenda një gjëndje ekzistuese. Pozicioni i dyerve, dritareve, prizave elektrike, kolonat dhe lloji i elelemtit ndarës, të gjitha duhet të merren parasysh përpara se të behet projekti. Të gjitha këto ju kushtëzojnë dhe në njëfarë mënyre ju drejtojnë për zgjidhjen që doni të arrini.

Duhet patur parasysh rrjeti inxhinierik i tubacioneve?

Për kuzhina, banjo, banak e të tjera kanë nevojë për një furnizim me ujë si dhe për tubacion për shkarkime. Ju do ti donit sa më afër të jetë e mundur dhe sa më të përshtatshme në mënyrë që të minimizoni kostot. Këta janë elementë shumë të rëndësishëm që ndikojnë jashtëzakonisht në riorganizimin e një hapësire.

Cilat janë mundësitë tuaja të organizimit?

Duke ditur se ku do jetë kuzhina dhe banjo dhe duke punuar brenda kufizimeve ekzistuese, filloni të mendoni si do ti organizoni hapesirat funksionale të nevojshme. Katër mënyrat bazë të organizimit janë linear, aksial, perimetral dhe qëndror. Për shtëpitë zakonisht përdoret kompozimi linear ose aksial. Një kompozim linear është një seri hapësirash të rregulluar në një linjë të vetme. Organizimi linear është shumë fleksibël. Madhësitë dhe forma e zonave brenda mund të jenë të ndryshme për sa kohë që ato kanë të bëjnë me një vijë të drejtë. Kompozimi aksial ka shumë elementë që percakton masat. Për shembull nje kuzhinë në njërin krah te aksit dhe banjo në krahun tjetër të aksit. Rruga midis këtyre dy funksioneve bëhet një vijë mjaft e rëndesishme dhe definuese e hapësirës së rë që doni të krijoni.

Mos lejoni që vijat e kalimit të jenë të dorës së dytë

Mendoni se si njerëzit do të lëvizin nga një zonë në tjetrën. Mos harroni të mendojni për hapësirën e dyerve dhe shkallët që ju lejojnë hapësirë të mjaftueshme për qarkullim. Ju duhet minimumi 120cm per hapësirën e kalimit.

Mendoni per mobilimin në kuadër të grupimitë tyre.

Në dhomën e gjumit, një krevat, komedinat dhe komoja përbëjnë një grup. Në dhomën e ndejtjes, një divan, tavolinë mesi, tavolinë ngrenie dhe pupat përcaktojne një grup. Grupimet kanë elementët e tyre si pjesët e mobiljeve që i përbëjnë, hapesirat rreth tyre, hapesirat e kalimit. Nuk duhet harrur marrëdhënia e mobilje me njëra tjetrën, marrëdhënia e grupimeve me njeri tjetrin për të nxitur nderveprimin social.

Mendoni hapësirat publike dhe private

Kur mendoni për lidhjen midis privates dhe publikes, mendoni nëse e donin hapësirën të mbullur plotesisht ose pak të hapur. Dhomat e gjumit janë hapësira private që duhet të vendosen në një zonë të qetë. Kuzhinat janë të hapura dhe publike. Hapësiren e ngrënies do e donit private të mbyllur dhe të vecuar apo të bashkangjitur me kuzhinën , ndoshta me pamje nga nje oborr i brendshëm për të rritur sa më shumë ndërveprimin viziv

Gjeni ndihmën e duhur për ju.

Nëse vini re që ju duhet ndihma e një profesionisti për të arritur atë që do të donit mos hezitoni. Nje gabim do tju kthej mbrapsht dhe kjo përkthehet në kosto shtesë.