Space Architects | Studio Arkitekture në Tiranë | Arkitekt Seldi Shehu

  |  Shtypi   |  Është më i mirë muri me tulla apo me blloqe?
tulla, Space Architects | Studio Arkitekture në Tiranë | Arkitekt Seldi Shehu

Cili ka cilësinë më të mirë dhe më të nxehtë, muri me tulla apo muri me blloqe të kuqe?

Në ditët e sotme, në një ndërtesë përdoret gjerësisht konstruksioni me strukturë betoni të armuar (më rrallë, çeliku) e cila kryen rolin e strukturës mbajtëse, ku muret e jashtme përbëhen nga një hapësire izolimi dhe një shtresë me tulla dopio (të foruara, me vrima), për një trashësi totale prej 25-30 centimetrash. Muret e brendshme dhe ndarëse përbëhen nga tulla të foruara të vendosura horizontalisht dhe një shtresë suvaje.

Megjithatë, ndërtimi me beton dhe tulla të foruara e bën një ndërtesë shumë më te fortë sesa ndërtimet vetëm me tulla solide ose blloqe të ngurta.

Kjo, pasi tullat e foruara mund të përforcohen për t’i rritur stabilitetin në rast erërash të forta ose tërmetesh. Tullat e ngurta pa vrima ose blloqet e kuqe, mund të përdoren si material për shtrimin e dyshemeve, për rrethimin e oborreve, si element dekorues ose estetik, për izolimin e bodrumeve ose për furrat dhe oxhaqet.

Gjithashtu, tullat me vrima ose të foruara janë më të lehta si në peshë

ashtu edhe në ndërtim, gjithashtu edhe më ekonomike (përveç rasteve kur përforcohen me beton ose çelik). Vrimat në këtë rast e ndihmojnë tullën të përballojë nxehtësinë. Në rast të ndonjë krisjeje ose çarjeje te tullat me vrima, nuk kemi ndonjë rrezik serioz, pasi tulla është akoma funksionale, por në rast se do të kishim plasaritje në një bllok të kuq ose tullë solide, problemet do të ishin më serioze, pasi ajo do të kthehej në një tullë të papërdorshme. Pra, edhe në këtë rast, tullat e zakonshme me vrima janë sërish superiore