Çfarë Ofrojmë

"Korrektësi dhe cilësi maksimale në çdo projekt, duke realizuar plotësisht vizionin e klientëve tanë!"

Kush jemi


Space Architects një kompani e drejtuar nga Arkitekt Seldi Shehu e cila u themelua në shtator të vitit 2013 dhe me kalimin e viteve është rritur në mënyrë të qëndrueshme nga një ndërmarrje e vogël. Sot është kompania lider në fushën e arkitekturës gjithashtu dhe në prodhimin e mobiljeve të ndryshme. Një shembull i shkëlqyeshëm në fushën e arkitekturës të klasit të lartë i cili u zgjerua me kalimin e viteve falë vizionit të themeluesit të saj, ende në krye të kompanisë, tani në projekte të kompanive lider në të gjithë Shqipërinë. Modeli i biznesit të kompanisë ka evoluar nga një aktivitet sipërmarrës në një strukturë menaxheriale e cila përfshin një ekip arkitektësh profesionist të cilët janë caktuar për të marrë përgjegjësi mbi projektet tona.

Misioni Ynë

Ne punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj duke ngritur standardet e aspekteve stilistike dhe funksionale, në përputhje të plotë me vlerat tona thelbësore.

Pas një eksperience pune disa vjecare në tregun shqiptar, së bashku me disa nga kolegët e tij, në shtator të vitit 2013, Seldi Shehu themelon në Tiranë studion "Space Actchitects", një ekip profesionistësh të brezit të ri, duke ofruar zgjidhjet më të mira të projektimit arkitektonik dhe atë të dizenjimit të brendëshëm. Seldi Shehu është diplomuar me Master Shkencor në Universitetin e Tiranës, Dega Arkitekture.


Interviste me ne

Të arredosh shtëpinë sipas stilit tënd apo sipas trendit të fundit? A arrihet përshtatja ideale e hapësirave të disponueshme që ke, me idetë e tua? Si të bësh një arredim të bukur nga njëra anë, por edhe funksional, nga ana tjetër? Të gjitha këtyre pikëpyetjeve dhe kokëçarjeve, do t’i jepte fund “punësimi” i një arkitekti. Eksperienca e sotme na ka mësuar se puna e arkitektit tashmë nuk është luks, por domosdoshmëri. Të tillë e konsideron edhe Seldi, një arkitekt i ri, por me shumë eksperiencë, me të cilin kemi biseduar në lidhje me këto çështje dhe të tjera… – Përshëndetje Seldi! Në redaksinë tonë kanë ardhur shumë pyetje që kanë lidhje me punën që bëjnë arkitektët sot. Është iluzion nga ana jonë, apo vërtet ju arkitektët po mbizotëroni në tregun e punës?

Lexoni artikullin


Stafi i Space Architects

Dëshira për punë me cilësi edhe finesë është cfarë na diferencon.

Woman 1

Seldi Shehu

CEO & Founder
Arkitekt

Seldi Shehu ka fituar titullin Master Shkencor ne Arkitekture ne vitin 2011. Gjatë studimeve, ne vitin 2009 ka punuar pranë "Al.Point" duke u angazhuar në projektimin e objekteve të ndryshme. Ne 2012 punësohet si Arkitekt Dizajn pranë "Mobileri Tirana" ku arredonte dhe kompozonte hapësirat e brendëshme të të gjitha funksioneve. Në Shtator 2013 themelon studion SPACE - një ekip profesionistësh i brezit të ri, duke ofruar zgjidhjet më të mira të projektimit arkitektonik dhe dizenjimit të brendëshem.

Woman 1

Rexhina Kuka

Arkitekte

Woman 1

Kristi Leraj

Arkitekt Urbanistik

Arkitekt i specializuar në fushën e projektimit të interiereve. Aftësi shumë të mira komunikuese me klientët e studios dhe realizon me sukses objektivat që i jepen.

Woman 1

Emilia Brinja

Arkitekte

Arkitektura për mua ka të bëjë me frymëzimin dhe krijimin e hapësirave që prekin njerëzit dhe sjelljen e tyre dhe të mësuarit në një mënyrë të shëndetshme dhe pozitive. Krijimi i dizajnit që zgjidh problemet dhe i nxit njerëzit ndërsa plotëson nevojat e klientit.

Woman 1

Klevis Disha

Graphic Designer

Përpunon fotografitë e nxjerra nga renderat dhe i përgatit për publikim online. Digital Media Marketing & Manager. Mirëmban Web-in. Krijon grafikat e nevojshme për studion.


Vendndodhja jonë:

Jeni të mirëpritur të na vizitoni në çdo moment. Ne ju presim me kënaqesi.

Dëshironi të na përshëndesni?
Na kontaktoni me email nëpërmjet formës tonë të kontaktit ose nëpërmjet telefonit në numrin tone: +355 69 280 4800

Foto instagrami