Miresevini tek Space Architects Studio

Ne ofrojmë cilësi të pakonkurueshme në fushën e arkitekturës, interior design, dhe mobilerisë.

Rreth Nesh
AHF
Bauled
Blum
Delta
Fromat Plus
Magjia e ndricimit
Saluga
Serma
Vitalux
Vizion impex

10+ vite ekperince në tregun shqipëtar/ndërkombëtar

Pas një eksperience pune disa vjecare në tregun shqiptar, së bashku me disa nga kolegët e tij, në shtator të vitit 2013, Seldi Shehu themelon në Tiranë studion “Space Actchitects”, kompania e cila ka një ekip profesionistësh të brezit të ri, duke ofruar zgjidhjet më të mira të projektimit arkitektonik dhe atë të dizenjimit të brendëshëm.

Seldi Shehu është diplomuar me Master Shkencor në Universitetin e Tiranës, Dega Arkitekture.

Kompania

Korrektësi maksimale

Jemi te fokusuar t'ju ofrojmë korrektësi dhe saktesi tepër të lartë ne realizimin e projekteve tuaja.

Vlerësimi i detajeve

Në kompaninë tonë ne kemi arritur të prodhojmë punë cilësore duke u perkushtuar maksimalisht në ç'do detaj.

Çmime të pranueshme

Space Architects i ofron klientëve projektim dhe arredim bashkëkohor me cmime të arsyeshme dhe konkuruese.

Suporti mbas projektit

Stafi ynë përbehet nga profesionistë të cilët ju vijnë në ndihmë për mobilimin e shtëpisë tuaj pas realizimit të projektit.

Vite në treg

Klientë të kënaqur

Projekte në total

Punonjës në total

Rreth Space Architects

Ne punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj duke ngritur standardet e aspekteve stilistike dhe funksionale, në përputhje të plotë me vlerat tona thelbësore.

Space Architects një kompani e drejtuar nga Arkitekt Seldi Shehu e cila u themelua në shtator të vitit 2013 dhe me kalimin e viteve është rritur në mënyrë të qëndrueshme nga një ndërmarrje e vogël. Sot është kompania lider në fushën e arkitekturës gjithashtu dhe në prodhimin e mobiljeve të ndryshme.

Një shembull i shkëlqyeshëm në fushën e arkitekturës të klasit të lartë ,kompania u zgjerua me kalimin e viteve falë vizionit të themeluesit të saj, ende në krye të kompanisë, tani në projekte të kompanive lider në të gjithë Shqipërinë.

Modeli i biznesit të kompanisë ka evoluar nga një aktivitet sipërmarrës në një strukturë menaxheriale e cila përfshin një ekip arkitektësh profesionist të cilët janë caktuar për të marrë përgjegjësi mbi projektet tona.

Sherbime Arkitekture

Space Archictects ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar me mobilim/interior-design dhe projektim/zbatim arkitekturor për objekte banimi ose biznesi. Nqs ju mendoni fjalen arkitekt për projektin tuaj, ne me kënaqesi mund t’ju ofrojmë shërbimin tonë.

Ne jemi një skuadër arkitektësh dhe profesionistësh qe realizojmë projektim të plotë, bashkëkohor dhe estetik te cdo ambienti të shtëpisë tuaj si dhe realizimin e mobiljeve nga nje zdrukthtari profesionale. Ne ndjekim me kujdes cdo hap deri ne montimin final të mobiljeve në shtëpite tuaja. Garancia jone eshte cilesi dhe cmime konkurruese!!!

Stili i arredimit ka më shumë se 5 vjet që tregton dhe produkte outdoor, për të plotësuar kërkesën gjithnjë në rritje të instititucioneve dhe shoqatave të ndryshme për këto produkte në organizimin e aktiviteteve të tyre.Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmoje dhe t’ju jap ide dhe zgjidhje të përshtatura në ambjentet tuaja me anë të paraqitjeve 3D.

Ne ju ofrojmë studimin dhe përpunimin e ambjentit tuaj në mënyrë që të keni shtëpinë tuaj siç e ëndërroni.

Mobileri Space

Për t’i qëndruar besnikë angazhimit, zbatojmë teknologjinë e kohës për prodhim dhe modelim. Strategjia investimit të Space Architects Design & Mobilim është orientuar drejt sigurimit të ambienteve të përshtatshme dhe të mjaftueshme, zgjerimit dhe rinovimit të teknikës dhe teknologjisë. Këto investime janë projektuar mbi bazën e teknologjisë më të përparuar të kohës, duke u mbështetur kryesisht tek teknologjia dhe eksperienca më të fundit.

Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për të garantuar sigurinë maksimale të konsumatorit janë Kuzhinat e Space Architects të cilat aplikohen në të gjitha punët e sipërme dhe sipërfaqe të tjera të laminuara që mund të vijnë në kontakt me produkte ushqimore.

Space Archictects ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar me mobilim/interior-design dhe projektim/zbatim arkitekturor për objekte banimi ose biznesi. Nqs ju mendoni fjalen arkitekt për projektin tuaj, ne me kënaqesi mund t’ju ofrojmë shërbimin tonë.Ne jemi një skuadër arkitektësh dhe profesionistësh qe realizojmë projektim të plotë, bashkëkohor dhe estetik te cdo ambienti të shtëpisë tuaj si dhe realizimin e mobiljeve nga nje zdrukthtari profesionale.

Shërbimet

Space Archictects ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar me punimet mobilim/interior-design dhe projektim/zbatim arkitekturor për objekte banimi ose biznesi tashmë pjesë e portofoli të kompanisë

Projektim

Ne, si studio arkitekture e ndodhur në Tiranë ofrojmë projektimin për dhomen tuaj te gjumit, kuzhinën, sallonin, biblioteken, dhomën e ndënjes, lokalin, hotelin, apo gjithcka qe ju keni nevoje.

Rinovim

Kompania jonë nuk punon vetëm për ndërtime të reja por gjithashtu edhe për struktura ekzistuese. Projektuesit e Sapce Architects do të punojnë me ju për të rifreskuar ose ndryshuar plotësisht hapësirën tuaj.

Mobileri

Duke aplikuar gjithmonë materialet dhe aksesorët më te rinj në treg, ne ofrojmë dizajn mobiljesh unike të të gjitha llojeve, duke plotësuar dhe tejkaluar kështu të gjitha kërkesat dhe dëshirat e klientit.

Zbatime

Kompania jonë menaxhon një projekt në të gjitha ciklet e tij duke përfshirë planet e mobilimit (2D dhe 3D), plane elektrike, hidraulike, plane gipsi, ndricimi si dhe paraqitjen e imazheve me rendera.

Vlerësime të Klientëve

Misioni kryesor i Space Architects është të sjellë në jetë vizionin tuaj për një jetesë sa më të rehatshme. Më poshtë do të gjeni disa nga vleresimet që ne kemi marrë nga klientët tonë. Për me shumë vlerësime, jeni të mirëpritur të vizitoni faqen tonë të Facebook

Alex Vata

Hotel Airen

E kontaktuam Seldi Shehun nepermjet faqes se tij ne facebook dhe menjehere duke pare aftesite ne idete dhe ne komunikim dalluam nje diference mes tij dhe shume arkitekteve te tjere qe kishim kontaktuar me perpara.Vendosem te bashkepunonim me te dhe ti mirebesonim projektin e hotelit tone Airen...

Marjo Deda

Interior design

Nje studio arkitekture ekselente me eksperience te gjate ne Europe. Profesional dhe me shije te jashtezakonshme ne arredimin e shtepive duke ju pershatur me se miri preferencave te mia. Faleminderit Space Architects duke me bere te jetoj ne nje shtepi te BUKUR dhe funskionale

Blog.art.design

Interior design

Kam mobiluar shtepine me ju, do ju kontaktoj per shtepine ne plazh shume shpejt. Jeni fantastikeee 🤗🤗🤗

Xibri

Mobilim zyre

Ju jeni me te miret! Gjithmone do ju zgjedh per cilesine, risine dhe perkushtimin 👌

Monda Ferro

Mobilim biznesi

Bravo grupit tuaj Seldi, Xhina dhe specialistet e repartit SpaceArchitects 🌟🌟🌟

Adela Domi

Interior design

Super arredim @space_architects Bravo Seldit dhe skuadres se tij!🙏🥇

Fori Tidi

Interior design

Të gjitha dëshirat e mia u morën parasysh dhe u sugjeruan disa mundësi zbukurimi. Punë e denjë dhe me kohë. Stafi ishte gjithmonë i gatshëm t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me nuancat e dizajnit.

Endri Animoti

Interior design

Faleminderit Space. Përveç vizualizimit, pamjeve dhe vizatimeve të zhvilluara, ne morëm shumë zgjidhje interesante dhe të papritura!

Eskal Era

Interior design

Puna me stafin e Space Architects ishte eksperience e mrekullueshme. Interiori i shtepise doli perfekt. Faleminderit Space Architects!

Çmimet

Shwrbimi që ju do të merrni në krahasim me cmimit e ofruar është në mënyrë te padiskutuar i leverditshëm. Gjithsesi cmimet tona janë ekonomike, krahasur me cmimin mesatar në tregun Shqiptar. Për c'do detaj jeni të mirëpritur të na kontaktoni.

Paketa Plus

10 / m2

E vlefshme për projekte të medha, me siperfaqe fillestare prej 500m2.

  • Plani i mobilimit (500+ m2)
  • Plani i ndricimit
  • Mobiljet e dimensionuara
  • Zgjedhja e ngjyrave dhe materialeve
  • Renderat ne 3D
  • Punime hidraulike dhe elektrike
  • Punime gipsi patinim dhe bojë
  • Ndjekje punimesh nga arkitekti

Paketa Premium

20 / m2

Nqs ju dëshironi maksimumin e rehatisë dhe elegances, paketa Premium është zgjedhja juaj.

  • Plani i mobilimit
  • Plani i ndricimit
  • Mobiljet e dimensionuara
  • Zgjedhja e ngjyrave dhe materialeve
  • Renderat ne 3D
  • Punime hidraulike dhe elektrike
  • Punime gipsi patinim dhe bojë
  • Ndjekje punimesh nga arkitekti

Pyetje të shpeshta

Skuadra

I gjithë stafi i Space Architects, megjithëse i ndryshmëm në aftësitë e tyre, i bashkon një mision i vetëm. "Të ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm për të gjithë klientët e saj, kudo në Shqipëri."

Seldi Shehu

Seldi Shehu

CEO/Arkitekt
Valmir Gurguri

Valmir Gurguri

Arkitekt
Emilia Brinja

Emilia Brinja

Arkitekte
Igli Dervishi

Igli Dervishi

Graphic Designer
Frensis Dautaj

Frensis Dautaj

Arkitekte

Na kontaktoni

Ju lutemi plotësoni formën më poshtë për t'na dërguar një email. Gjithashtu, jeni të mirepritur t'na kontaktoni edhe nëpermjet numrit tonë të telefonit, Whatsapp ose live chat.

Adresa e Showroom 1

Rruga "Hoxha Tasim", Tiranë, Shipëri
E Hënë - E Shtunë / 08:00 - 20:00

Adresa e Showroom 2

Rruga e Kosovarëve, Tiranë, Shipëri
E Hënë - E Shtunë / 08:00 - 20:00